Ndeshja me Poloninë/ Muça: Lojtarët janë të përgatitur, por kemi probleme në sulm dhe në krahun e djathtë
Pak ditë na ndajnë nga një ndeshje historike, ku ëndrra për Botërorin mund të bëhet realitet.
Shqipëria nuk është më skuadra që thjesht nuk u hapte punë ekipeve të tjera, por tashmë paraqitet në një nivel shumë më të mirë dhe konkurrues.
I ftuar në Ora Sport ishte avokati Agim Muça, i cili analizoi përballjen e radhës.
“Mendoj që ndeshja do të jetë shumë e vështirë. Trajneri ka probleme me mungesat, si në vijën e sulmit ashtu edhe në reparte të tjera. Problem mbetet edhe krahu i djathtë, ku janë dy lojtarë të moshuar për ritmin e futbollit të sotëm.
Megjithatë, lojtarët e tjerë i shoh të përgatitur. Nga sa kam parë nga Polonia, lojtarët e tyre janë në një nivel të ngjashëm me tonin, pra me ekipin e Shqipërisë,” u shpreh Muça.
Ndiqni emisionin e plotë:
