Zeka: Prania e ultrasve polakë në stadium, në dëm të skuadrës sonë
Nga Klodi Karaj Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 21:27
Pak ditë na ndajnë nga një ndeshje historike, ku ëndrra për Botërorin mund të bëhet realitet. Shqipëria nuk është më ekipi që thjesht u hapte punë skuadrave të tjera, por tashmë paraqitet në një nivel shumë më të mirë dhe konkurrues.
I ftuar në Ora Sport ishte profesori Xhevdet Zeka, i cili komentoi zhvillimet rreth Kombëtares.
“Unë mendoj se rikthimi i Ernest Muçi në skuadër e ngroh të gjithë opinionin shqiptar.
Do të ishte edhe më mirë nëse Muçi do të luante pas Armando Broja.
Ne jemi të kënaqur me ta. Ndërkohë, Federata Polake ka bërë një pakt për herë të parë në dëm të skuadrës sonë, duke pranuar që ultrasit të jenë të pranishëm në stadium,” u shpreh ai.
Ndiqni emisionin e plotë:
