FANELLA “ME FAT” KUNDËR POLONISË/ FSHF-ja krijon hapësirë të dedikuar për tifozët më 26 mars

Djemtë e kombëtares do të mbajnë veshur uniformën në ngjyren e zezë, e cilësuar si fatsjellëse për shqipërinë në sfidën kundër Polonisë. Admir Bendo nga Departamenti i Marketingut pranë FSHF-së, shpjegoi detajet për Ora News sa I përket fanellës dhe krijimin e një “Fan Zone” për tifozët.

KJO ËSHTË FANELLA QE DJEMTË KUQEZI DO VESHIN më 26 mars

Simbolet kombëtare ndërthuren me dizanjin e bukur, një identitet që shkon “Përtej” sic është edhe slogani I kësaj fanelle.

Admir Bendo nga Departamenti i Marketingut pranë FSHF-së shpjegonn detajet, duke nënvizuar elementin e zambakut që gjendet në përkrenaren e Gjergj Kastriot Skënderbuet.

Bendo thotë se ngjyra e zezë cilësohet si me fat për kombëtaren, pasi ekipi kuqezi ja ka dalë të fitojë në disa sfida të rëndësisshme duke mbajtur veshur fanellën pikërisht në këtë ngjyrë.

Risi do të jetë edhe ‘Fan Zona” pranë Federatës Shqiptare të futbollit.

 Një hapësirë e bollshme dedikuar tifozëve që nuk kanë siguruar dot një biletë për në stadium,ku do të ndjekin ndeshjen në kohë reale përmes ekraneve. Hyrja do të jetë falas!

Poloni- Shqipëri do të luhet në Varshavë me 26 Mars, sfidë e cila është e vlefshme për fazën play-off të Botërorit . Në rast fitoreje, ekipi I drejtuar nga Silvinjo do të përballet me fituesin e ciftit Ukrainë-Suedi.