FITON MILAN, NDALET JUVE/ Kuqezinjtë mposhtën 3-2 Torinon, bardhezinjtë barazojnë me Sassuolo

Milan është rikthyer te fitorja në Serinë A. kuqezinjtë mposhtën 3 me 2 Torinon dhe ruan vendin e dytë. Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1 me 1 Juventus, duke marrë vetëm një pikë ndaj Sasuolos dhe tashmë rrezikon vendin në champions.

Pas disfatës me Lacion, Milan ka rigjetur fitoren në kampionat, duke mposhtur TOrinon. Skuadra e Alegrit triumfoi 3 me 2 ndaj në San Siro. Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në barazimin. Golit të Pavlovic, iu kundërpërgjigj SImeone, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

Në të dytën kuqezinjtë ishin më kërkues. Në harkun kohor të 2 minutave, shënuan dy herë. Fillimisht ishte Rabiot ai që kaloi në avantazh Milan.

Më pas FOfana, shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për kuqezinjtë.

 

Penalltia e Vlasic 7 minuta nga fundi nuk ndryshoi fatin e kësaj sfide, me kuqezinjtë që dolën me tre pikë dhe ruajnë vendin e dytë.

Hap fals ka bërë juventus. Bardhezinjtë morën vetëm një pikë në shtëpi, teksa barazuan 1 me 1 ndaj Sasuolo. Vendasit e nisën mirë sfidën, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 14 me YILDIZ.

Dukej një përballje e lehtë për bardhezinjtë,por miqtë  arritën të barazonin me Pinamontin në pjesën e dytë.

Juventus kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh 3 minuta nga fundi, por  portieri kosovar, Aron Muriç priti penalltin e Lokatelit dhe i dha 1 pikë skuadrës së tij.

Me ketë barazim, juventus rrezikon vendin e 4-të që të dërgon në Champions Ligë.