Një kurë mund të të ndryshojë trupin për vite/ Studimi tronditës për antibiotikët që po alarmon ekspertët

Përdorimi i antibiotikëve vazhdon të jetë një nga mënyrat më efektive për të luftuar infeksionet bakteriale, por një studim i fundit nga Universiteti i Upsalas ka nxjerrë në pah një anë më pak të njohur dhe shqetësuese të tyre.

Antibiotikët nuk ndikojnë vetëm bakteret e dëmshme, por edhe ekuilibrin natyral të mikroorganizmave në zorrë, të njohur si mikrobioma intestinale.

Kjo mikrobiomë luan një rol kyç në tretje dhe në funksionimin e sistemit imunitar.

Eshtë fakti se efektet e antibiotikëve mund të zgjasin shumë më gjatë sesa mendohej më parë. Në disa raste, ndryshimet në mikrobiomë mund të vazhdojnë nga 4 deri në 8 vite, edhe pas një kure të vetme.

Studimi analizoi të dhënat e rreth 15 mijë personave dhe tregoi se ndikimi ndryshon në varësi të llojit të antibiotikut.

Barnat si klindamicina, fluorokinolonet dhe flucloxacilina u lidhën me ndryshime më të theksuara, ndërsa penicilina V rezultoi të kishte efekte më të lehta dhe më afatshkurtra.

Përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve mund të lidhet me rritjen e rrezikut për probleme si Diabeti i tipit 2 dhe infeksione gastrointestinale.

Megjithatë, mjekët theksojnë se antibiotikët mbeten të domosdoshëm për trajtimin e infeksioneve serioze, por përdorimi i tyre duhet të bëhet gjithmonë me kujdes dhe vetëm me rekomandim mjekësor, për të shmangur pasoja afatgjata në shëndet.