SHBA godet mbi 8000 objektiva në Iran/ Admirali Cooper: 130 anije iraniane të goditura
Ushtria amerikane bën me dije se ka goditur mbi 8 mijë objektiva ushtarake në Iran, në kuadër të operacioneve që po zhvillohen në rajon.
Lajmi u dha nga kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper.
Sipas tij, gjatë këtyre goditjeve janë shkatërruar mijëra raketa dhe dronë iranianë, si edhe një pjesë e madhe e flotës detare.
Ai përmendi edhe 130 anije të goditura, duke e cilësuar këtë si një nga operacionet më të mëdha detare në dekadat e fundit.
Sipas vlerësimit të komandës amerikane, kapacitetet ushtarake të Iranit po dobësohen gradualisht, ndërsa operacionet vijojnë.
Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë me dije se nuk kanë kryer veprime gjatë ditës në zonë dhe nuk komentojnë operacionet e SHBA-së, përfshirë ato që lidhen me centralin bërthamor në Natanz.
Më herët, media izraelite raportuan se SHBA mund të ketë përdorur bomba të posaçme për të goditur objektivin bërthamor, por nuk ka konfirmim të pavarur për këtë.
Update from CENTCOM Commander on Operation Epic Fury: pic.twitter.com/8yTLrVy4jk
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 21, 2026

