Raketat mbi Manama/ Bahreini goditet nga raketat amerikano-izraelite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 15:57
Shpërthime të forta janë dëgjuar në Manama, kryeqytetin e Bahreinit, në një kohë kur tensionet në Gjirin Persik janë rritur ndjeshëm. Sipas raportimeve nga terreni, disa raketa janë kapur në ajër, ndërsa sirenat e alarmit janë aktivizuar në qytet.
Ngjarja vjen në mes të përshkallëzimit të situatës në rajon, ku Irani po vijon sulmet ajrore ndaj vendeve të Gjirit. Bahreini është një nga shtetet që po goditet, në atë që shihet si reagim ndaj sulmeve të mëparshme nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit.
Deri tani nuk ka të dhëna të qarta për dëme apo viktima, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
