(VIDEO) AKSIDENT I RËNDË NË ZVICËR/ U rrëzua nga teleferiku, humb jetën një person pas rënies mbi shpatin e malit

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një resort skish në Zvicër.

Sipas raportimeve një person ka rënë nga teleferiku në një shpat mali me dëborë.

Sipas zëdhënësit të policisë, viktima ndodhej vetëm në teleferik.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një helikopter dhe shërbimi i ambulancës, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.