"Vr*sja frikacake e kolegëve të mi"/ Presidenti i Iranit jep konfirmimin e eliminimit të ministrit iranian, Esmail Khatib

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian konfirmoi në një postim në rrjetin X sot (18 mars) se Ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, u vra së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit.

Sipas tij, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, si dhe anëtarë të familjeve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishin gjithashtu midis të vdekurve.

“Vrasja frikacake e kolegëve të mi të dashur Esmail Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, si dhe e disa anëtarëve të familjeve të tyre dhe grupit shoqërues, na ka zhytur në një zi të thellë. I shpreh ngushëllimet e mia popullit të mrekullueshëm të Iranit për martirizimin e dy anëtarëve të kabinetit, sekretarit të Shura-s, si dhe komandantëve ushtarakë dhe komandantëve Basij”, shkruante kreu iranian.

“Jam i bindur se lufta e tyre do të vazhdojë me një vendosmëri edhe më të madhe se më parë”.