"Çmimi ka shkuar 2 mijë lekë", Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me furnizuesit e naftës në lidhje me rritjen e çmimit të kësaj të fundit. Gjatë fjalës së tij, Rama e ka konsideruar si rritjen e çmimit të naftës si të moderuar në Shqipëri, ndërkohë që çmimi në karburante ka shkuar në 2 mijë lekë/litri.
Rama ka theksuar se në këtë rast, qasja e furnizuesve të naftës ka qenë pozitive dhe e përgjegjshme.
Rama: Për të marrë që në fillim hapat e nevojshëm për të ngritur urat e komunikimit me ju në kushtet e një krize të re. duke patur parasysh praktikat e mëparshme dhe sidomos periudhat kur për shkak të krizave ndërkombëtare, na është dashur që të marrim një rol në gjithë procesin e trajtimit të mallit për të cilin jemi mbledhur që është nafta.
Kam marrë informacion nga ministrat, dëshiroj të shpreh konsideratën pozitive për qasjen tuaj. Ka qenë një qasje e përgjegjshme pasi në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar një rritje 40% e cmimit në Shqipëri cmimi është rritur por në mënyrë shumë të moderuar.
Sfida është e hapur nuk di të thotë kush se kur do të mbyllet ajo betejë që mban lidhur pas vetes edhe cmimin e naftës, as si do shkojë cmimi në bursë nëse do ketë rritje të mëtejshme. Është e sigurtë që ne duhet të bëjmë atë mund të bëjmë dhe që na takon. Duke nisur nga rezerva. Konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme që fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë në kontrata është e garantuar për rreth 100 ditë dhe kjo është pozitive. Mbetet për t’u monitoruar e gjithë situata.
