Kryemadhi-Cakrani hidh e prit batuta me njëri-tjetrin: Marrëdhënie edhe me 5 bëhet. Avokati: Unë si di këto stile k*masutra
Ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani kanë bërë disa batuta me njëri-tjetrin para Gjykatës së Posaçme. Në një dalje për mediat, Kryemadhi nuk e kurseu gjuhën dhe termat me pullë të kuqe, ndërsa foli dhe për seks mes 3 apo dhe mes 5 personash.
Ndërkohë që Cakrani ja priti duke duke thënë se nuk i di këto stile kamasutrash. Po ashtu Kryemadhi theksoi se shumë institucione të pavarura janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit.
Kryemadhi: Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni bizneset.
Cakrani: Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.
Kryemadhi: Jo jo dhe 5 bëhet.
Cakrani: Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.
Kryemadhi: Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtsisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia imja dhe e Ilir Metës do ju zgjat më shumë.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
