"L*fta me Iranin ishte e parashikuar", Gaba: Çfarë po ndodh realisht dhe cili është ‘faktori x’ që do të ndryshojë gjithçka
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gentian Gaba, u shpreh në emisionin “Drejt” në Ora News se konflikti me Iranin ishte një skenar i parashikuar prej kohësh, por theksoi se zhvillimet e mëtejshme të luftës do të varen nga reagimi i brendshëm i popullit iranian dhe faktorë të tjerë të paparashikueshëm.
"Kjo është një luftë që është përgatitur prej kohësh dhe pjesa dërrmuese e presidentëve amerikanë e kanë pasur këtë dosje në tryezë.
Kushtet për të goditur Iranin maturuan pas ë asaj situate që u ndodhi pas 7 tetorit ku Irani dhe proksit e tij u gjendën të ë çarmatosur dhe regjimi u ekspozua në mënyrë të qartë për dobësinë e tij.
Plus këtu kemi parë protestat e llahtarshme të janarit që kushtuan një numër të madh qytetarësh që humbën jetën për shkak të ë këtyre kryengritjeve ciklike që ai që ai ai populli bën ndaj këtij regjimi që ju përshkruat mjaft mirë.
Mirëpo lufta mund të parashikosh nisjen e saj, por vijimi i saj ka aspekte që quhen të papërcaktuara mirë për shkak të fërkimit, siç e u parashikonte gjenerali prusian Clausewitz, sepse ti nuk ke në dorë të gjithë faktorët e luftës dhe një faktor i luftës që mungon deri tani, për shkak se zoti Trump vetë tha kur ne të mbarojmë bombardimet do ju japim sinjalin që ju të reagoni, përsa i përket aspektit të ndryshimit të regjimit.
Mënyra se si do reagojnë iranianët, që u ngritën njëherë në janar, është ende një faktor X që nuk është në duart e as të Trump, as të Netanyahut.
Mirëpo, ë të gjitha skenaret e luftës ishin të parashikuara. Ishte parashikuar që Irani do të shantazhonte përmes mbylljes së kanalit të Hormuzit, të ngushticës së Hormuzit, pikërisht për të marrë peng ekonomitë e vendit, do të godiste vendet e rajonit, duke i dhënë zotit Trump një aleancë që në fillim nuk ishte sepse lufta nisi me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vendet e rajonit ndoshta nuk janë bërë pjesë aktive, por janë në një armiqësi të theksuar me Iranin dhe ë kanë krijuar një front shumë më të gjerë sesa ai që ishte në fillim kundër Iranit. Por ë operacionet ushtarake në fillim janë parashikuar të zgjasin jo më pak se katër javë.
Ne jemi në javën e dytë. Një pjesë e objektivave unë i konsideroj të arritura. Pjesën e dekapitimit të lidershipit është arritur, që mund të shpallet në një farë mënyre si një goditje që ë i dha një shpagim protestuesve ndaj regjimit që i masakroi. E dyta është gjymtimi i kapaciteteve balistike.
Ne e dimë që është goditur jo vetëm, janë goditur jo vetëm ato qytetet e predhave që ndodhen nëntokë, por edhe ë industria e Iranit", u shpreh Gaba.
Emisioni i plotë:
