Trump me një thirrje urgjente për NATO-n, Nesho: Ja si po rrezikohet furnizimi botëror me naftë

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një pikë kritike, duke vënë në qendër të vëmendjes Ngushticën e Ormuzit, një arterie jetike për tregtinë botërore të energjisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një thirrje për NATO-n dhe aleatët e tjerë për të marrë pjesë në një aksion që synon të garantojë lëvizjen e lirë të anijeve dhe të parandalojë një krizë globale të çmimit të naftës.

Ngushtica e Ormuzit është pika kyçe ku kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit të botës. Mbi 80% e furnizimit për tregjet aziatike vjen pikërisht nga kjo rrugë detare, e cila lidh prodhuesit e Gjirit Persik, përfshirë Iranin, me pjesën tjetër të globit. Çdo ndërprerje në këtë zonë mund të shkaktojë një rritje dramatike të çmimit të naftës, duke goditur ekonomitë në mbarë botën.

Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News" ishte ish-ambasadori Agim Nesho.

"Prandaj për të mos u ngritur çmimi i naftës, gjithë situata tashmë në Lindjen e Mesme është përqëndruar në qarkullimin e lirë të anijeve në, ngushticën e Ormuzit.

Dua të them që presidenti Trump i ka bërë thirrje NATO-s për të, ashtu si dhe vendeve të tjera, dihet që sot ka diskutuar me kryeministrin britanik, i cili është angazhuar që në vendet e tjera, sidomos të ish-perandorisë britanike si Australia, Kanadaja,  por edhe vendet brenda influencës të Britanisë së Madhe, të marrin pjesë në këtë aksion.

Çështja që presidenti Trump ka thënë është shoqërimi i anijeve të tyre, që të mos ketë një ndërprerje të qarkullimit të lirë të të naftës në në këtë zonë, aq më tepër që Irani për të krijuar një bllokadë dhe për të vështirësuar krizën, duke ushtruar një presion direkt ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqen nga inkursioni i tyre kundër Iranit, kanë kërcënuar edhe anijet të cilat qarkullojnë në detin e e kuq", u shpreh Nesho.

Ndiqni intervistën e plotë: