Sotiri: SHBA dhe Trump janë në një kurth strategjik për shkak të luftës

E ftuar në studion e Ora News, ekspertja për çështjet e sigurisë dhe luftës, Juxhina Sotiri komentoi situatën aktuale të SHBA-ve në konfliktet ndërkombëtare.

Sipas saj, SHBA-të dhe ish-presidenti Donald Trump ndodhen në një fazë kritike: Një “vorbull” me pasiguri dhe pa horizont se si mund të dalin nga kjo luftë. Popullariteti i Trumpit po bie brenda bazës së tij elektorale për shkak të kundërshtimit ndaj luftës dhe shpenzimeve masive që lidhen me të.

Ekspertja shpjegon se sfida strategjike nuk është thjesht goditja e raketave balistike apo aseteve të armëve, por çrrënjosja e regjimit të Ajatollave.

Trump, sipas Sotirit, po përpiqet të tërheqë aleatët perëndimorë dhe partnerët transatlantikë për të legjitimuar fazën më të ashpër të luftës dhe për të mundësuar një mësymje tokësore në rast të një konflikti të gjerë.

Megjithatë, vendet europiane anëtare të NATO-s deri tani tregojnë mosdakordësi dhe tërheqje nga pjesëmarrja direkte, ndërsa përpjekjet e Trumpit për të “bullizuar” partnerët dhe aleatët pritet të intensifikohen në ditët në vijim.

Sotiri thekson se, pavarësisht sfidave, regjimi aktual vazhdon të jetë i fortë.

Ndiqni intervistën e plotë: