Trump pas bisedës telefonike me Macron: Franca e gatshme të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 19:14
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Trump theksoi se Parisi është i gatshëm t’i ndihmojë në përpjekjet për të rivendosur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio së shpejti do të njoftojë edhe vendet që synojnë të ndihmojnë Uashingtonin në operacionin për të siguruar rrugën kritike detare.
