VIDEO/ Xhixho: Për qytetarët burg, për zyrtarët e korruptuar mbrojtje politike! Kjo nuk është drejtësi

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho shprehet përmes rrjeteve sociale se në Shqipëri ende nuk ka barazi para ligjit.

“Prej 13 vitesh dëgjojmë “burg, burg, burg” për qytetarët e zakonshëm.

Por kur bëhet fjalë për zyrtarët e lartë dhe të korruptuar, papritur masa qenka shumë e rëndë.

Për qytetarët burg, për zyrtarët e korruptuar mbrojtje politike.

Kjo nuk është drejtësi.

Kjo tregon qartë se në këtë vend ende nuk ka barazi para ligjit”, shprehet Xhixho.