“Ilegali” Erion Veliaj

Sot CNA ka publikuar një editorial ku rendit të gjitha faktet se si Erion Veliaj vepron nga biruca e burgut të Durrësit duke inskenuar dhe dirigjuar sulme ndaj drejtësisë, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

CNA shkruan për të gjitha “rastësitë” që i ndodhin Erion Veliajt duke nisur që nga 26 dhjetori e 2024-ës ku pasi doli nga SPAK ku u mor në pyetje për orë të tëra, “rastësisht” filloi akuzat në një mbledhje të tensionuar në Këshillin Bashkiak.

Zhvillimet rreth çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk janë rastësore, por pjesë e një fushate të koordinuar për të sulmuar prokurorët, gjyqtarët dhe gazetarët që investiguan e hetuan çështjen e tij.

Pas marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, “rastësisht” Veliaj nisi një fushatë sulmesh, një lumë me akuza ndaj mediave dhe sistemit të drejtësisë.

Gazetarët që raportuan për çështjen u sulmuan nga portale anonime dhe media të lidhura me Veliajn, si Mero Baze dhe Carlo Bollino.

U sulmuan dhe gjyqtarë të përfshirë në çështje, si Erjon Bani dhe Engert Pëllumbi, përmes artikujve dhe akuzave publike.

Nga gjobaxhinjtë u përhapën edhe shpifje se prokurori Ols Dado kishte kërkuar 2 milionë euro për lirimin e Erion Veliajt inskenime këto që dolën zbuluar nga përgjimet e publikuara nga CNA.

Më tej “rastësisht” shkuan deri te raportet e lobimit 220 mijë dollarëshe të studiove që mbrojnë Veliajn, ku shkruheshin gënjeshtra të njëpasnjëshme, manipulime të zbuluar dhe zbërthyer nga CNA përmes disa shkrimesh.

Po ashtu një tjetër raport lobimi del vetëm pak ditë pas vendimt të marrë nga ushtari i pavetinguar, partizani Sokol Sadushi i cili përmes një vendimi të ndërmjetëm do t’i shërbejë Erion Veliajt, duke mbajtur dhe një seancë që do të zhvillohet në 9 prill.

Më pas pritet seanca në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale dhe sulmet ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, janë pjesë e një strategjie për të ndikuar hetimin dhe procesin gjyqësor, jo thjesht ngjarje të “rastësishme”.

Për këto rastësoret ka dhe një film të vjetër shqiptar “Ilegalët” që i përshtatet dhe partisë nga rrjedh Erion Veliaj.

 

(Sekuenca e filmit nga Albafilm: Qendra Kombëtare e Kinematografisë)

Megjithëse atëherë ka pasur burra më dinjitozë sesa sharlatanizimi i 99-çave të sotëm që gjithçka e justifikojnë si “rastësisht”, por nga ana tjetër fshehin dorën dhe bëjnë veprime me media, me sulme, me akuza, me lobime kundër drejtësisë për të mbrotjur lëkurën e tyre./ CNA