"Shqipëria pa konflikte"/ Berisha: Serbia përdor Republikën Sërpska dhe mohon gj*nocidin e Srebrenicës
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha u fokusua tek çështjet gjeopolitike të rajonit, duke bërë krahasime mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Berisha vuri në dukje sfidat që Serbia përballet me fqinjët dhe Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria shfaqet si një vend stabil dhe pa probleme strategjike.
“Serbia ka probleme të mëdha politike për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën. Ka përdorur Republikën Srpska si një koloni dhe ka refuzuar të njohë gjenocidin e Srebrenicës,” tha Berisha.
Ai shtoi se Shqipëria nuk ka asnjë problem gjeopolitik me fqinjët dhe ka marrëdhënie normale dhe të mira me të gjithë.
“Shqipëria s’është konsideruar kurrë zonë influente ruse. Marrëdhëniet tona me fqinjët janë më të mira dhe më normale në të gjitha aspektet,” tha ai gjatë fjalës së tij.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së gjithashtu përfshinte diskutime për protestën e datës 22 mars, datën e Kuvendit Kombëtar dhe ngritjen e grupit të punës për ndryshime statutore.
NDIQNI MBLEDHJEN E KRYESISË SË PD:
