Dita Botërore e Konsumatorit, Lula: Duhet më shumë ndërgjegjësim për të gjithë aktorët e zinxhirit ushqimor

Këtë të premte, emisioni “Alert”, i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, solli në fokus temën “15 Marsi dhe sfidat e konsumatorëve”, duke vënë theksin te të drejtat e qytetarëve dhe mbrojtja e tyre në treg.

Në një lidhje online, Rudina Lula, Drejtore e Qendrës për Ekselencë “Destiny”, foli për takimin e zhvilluar në Tiranë në kuadër të 15 marsit, Ditës Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit, ku përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në një tryezë diskutimi për forcimin e mekanizmave institucionalë në mbrojtje të konsumatorëve.

Lula theksoi se ndërgjegjësimi mbetet një element thelbësor dhe duhet të forcohet më tej për të gjithë aktorët e përfshirë në zinxhirin ushqimor, nga institucionet dhe bizneset deri te vetë konsumatorët.

Sipas saj, vetëm përmes bashkëpunimit dhe informimit të vazhdueshëm mund të garantohet një sistem më i fortë i mbrojtjes së konsumatorit dhe produkte më të sigurta në treg.

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”