Teliti: Legjislacioni i përafruar me BE-në, por duhet një dorë më e hekurt për mbrojtjen e konsumatorit

Këtë të premte, emisioni “Alert”, i moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, solli në fokus temën “15 Marsi dhe sfidat e konsumatorëve”, duke vënë theksin te të drejtat e qytetarëve dhe mbrojtja e tyre në treg.

E ftuar në studio ishte Ersida Teliti, Drejtore e Qendrës “Konsumatori Shqiptar”, e cila u shpreh se institucionet që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit në Shqipëri kanë një vullnet të mirë për t’u përafruar me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian, si dhe me rekomandimet që jepen në progres-raportet e BE-së.

Sipas saj, vendi ynë paraqitet në një nivel të mirë krahasuar me rajonin, si për sa i përket legjislacionit, ashtu edhe procesit të përafrimit dhe fuqizimit të mekanizmave për mbrojtjen e konsumatorit.

Megjithatë, Teliti theksoi se nevojitet një qasje më e fortë dhe më vendimtare nga institucionet përgjegjëse për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të rritur mbrojtjen reale të konsumatorëve në treg.

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”