L*fta në Lindjen e Mesme/ Kamberi: Përshkallëzimi i konfliktit mund të “shpërthejë” çmimet e naftës

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi paralajmëroi se tensionet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet energjetike globale, duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës.

"Që kur nisi konflikti midis SHBA-së dhe Izraelit përkundrejt Iranit, një nga shqetësimet më të mëdhaja që kanë pasur shumë vende, veçanërisht vendet të cilat varen nga burimet energjitike që kalojnë nëpërmejet ngushticës së Hormuzit, kanë qenë pikërisht reagimi që do të kishte Irani për të përdorur burimet energjitike, pra për të përdorur ngushticën e Hormuzit si një mjet lufte dhe për të kaluar tashmë në një luftë jo thjesht raketore, por një luftë e cila do të kishte në thelb pasigurinë për energjinë.

Jemi në fillimet e kësaj lufte, që u pasqyrua edhe me ngritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore dhe kërcënimet e Iranit vazhdojnë kundrejt SHBA-së dhe Izraelit, por edhe nëpërmjet opinionit publik ndërkombëtar që e mbështet në heshtje ose në mënyrë aktive, duke thënë që çmimi i naftës mund të shkojë deri në 200 dollarë.

Kemi kaluar nga lufta klasike, në luftën që zhvillohet mes ekonomive", u shpreh Kamberi.