Dronët g*dasin aeroportin e Kuvajtit, dëme të shumta materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 10:49
Aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit u godit nga disa dronë të enjten, sipas Agjencisë së Lajmeve të Kuvajtit.
Dronët shkaktuan disa dëme materiale, por jo të lënduar. Ende nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin.
Të mërkurën, katër persona u plagosën pasi mbrojtja ajrore interceptoi dy dronë pranë aeroportit të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Menjëherë pas sulmit, transportuesi holandez KLM anuloi të gjitha fluturimet për në Dubai deri më 28 mars, përfshirë edhe këtë të enjte.
