SHBA: Do të lirojmë 172 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike të naftës

SHtetet e Bashkuara të Amerikës do të lirojnë 172 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike të naftës në një përpjekje për të ulur çmimet e naftës që janë rritur për shkak të tronditjeve të furnizimit nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, deklaroi Sekretari i Energjisë i SHBA-së Chris Wright për Reuters.

Wright tha se lirimi është pjesë e një lirimi më të gjerë prej 400 milionë fuçi naftë, për të cilin është rënë dakord nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me 32 vende më herët gjatë ditës.

SHBA-të dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani është përgjigjur me sulmet e veta ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit me baza amerikane.

Duke rritur rreziqet për ekonominë globale, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thanë se do të bllokojnë dërgesat e naftës nga Gjiri nëse sulmet e SHBA-së dhe Izraelit nuk ndalen.

Lufta ka tronditur tregjet në të gjithë botën.