Së shpejti memorandum bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, ku në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin e sportit dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete sportive.
Gjatë takimit u prezantua puna dhe arritjet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si edhe projektet madhore që institucioni po zhvillon, me theks të veçantë te programet dhe iniciativat që synojnë aktivizimin e të rinjve në sport dhe promovimin e historive të suksesit të sportistëve shqiptarë.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes dy institucioneve, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete sportive në të gjithë vendin.
Në përfundim të takimit, palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit institucional, ndërsa së shpejti pritet edhe firmosja e një memorandumi bashkëpunimi mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
