LA LIGA DREJT OFFSIDE AUTOMATIK! Propozimi: Çip në top për të përcaktuar pozicionin jashtë loje

La Liga po përgatitet të bëjë një tjetër hap të madh drejt modernizimit të futbollit me ndihmën e teknologjisë. Presidenti i kampionatit spanjoll, Havier Tebas, ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm do të aplikohet një sistem i ri për përcaktimin e pozicionit jashtë loje, ku do të vendoset një çip brenda topit për të dhënë në kohë rekord vendimin për of-sajd.

La Liga po planifikon një risi të rëndësishme që mund të ndryshojë mënyrën se si vendoset pozicioni jashtë loje gjatë ndeshjeve.

Presidenti i ligës spanjolle, Javier Tebas, ka deklaruar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të përdoret një sistem i ri teknologjik që përfshin një çip të integruar brenda topit.

Ky çip do të regjistrojë momentin e saktë kur topi goditet nga lojtari, duke ndihmuar sistemin të përcaktojë në mënyrë më të saktë nëse një futbollist ndodhej apo jo në pozicion jashtë loje.

Sipas Tebas, qëllimi është që procesi të mos varet më nga vijat virtuale që përdoren aktualisht në sistemin të cilat shpesh kanë qenë subjekt debatesh dhe polemikash në shumë kampionate europiane.

Ai shton se La Liga synon që zbulimi i pozicionit jashtë loje të bëhet plotësisht automatik, duke reduktuar ndërhyrjen njerëzore dhe duke përshpejtuar vendimmarrjen gjatë ndeshjeve.

Ky ndryshim i rëndësishëm synon të zhdukë gabimin njerëzor në episodet e pozicioneve jashtë loje.

Ky propozim i presidentit të la ligas nuk është miratuar ende, por Tebas theksoi se ky është objektivi kryesor per sezonin e ardhshëm.

Teknologjia e ngjashme është përdorur edhe në disa kompeticione të mëdha ndërkombëtare, ku sistemi gjysmë-automatik i pozicionit jashtë loje ka ndihmuar arbitrimin.

Megjithatë, projekti i La Ligës synon një hap edhe më tej, duke integruar të dhënat nga topi dhe kamerat për të krijuar një vendim pothuajse të menjëhershëm.

Ky zhvillim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si arbitrohen ndeshjet në La Liga, duke ulur debatet për vendimet e diskutueshme dhe duke rritur besueshmërinë e sistemit teknologjik në futboll.