Grand Prix në F1 do të vijojë në Kinë… Njihuni me piloten e re të Ferrarit...
Grand Prix në F1 do të kthehet në Kinë fundjavën e ardhshme. Akademia e femrave, e themeluar nga Formula 1 në vitin 2023, synon të zhvillojë talentet e reja dhe të integrojë vajzat në botën e sporteve motorike, do të jetë e pranishme në këtê garë.
Sezoni 2026 do të përbëhet nga shtatë ngjarje me dy gara (edhe Sprinti), që fillojnë në Shangai dhe përfundojnë në Las Vegas më 19-21 nëntor. Cirkuitet e tjera të përfshira do të jenë: Jeddah (në varësi të konfirmimit të garës), Montreal, Silverstone, Zandvoort dhe Austin.
Pilotja e re e Ferrarit…
Pasi iu bashkua Akademisë së Pilotëve të Scuderisë Ferrari në gusht 2025, Alba Larsen tërhoqi vëmendjen e programit rinor të Maranellos pasi fitoi, vetëm në moshën 14 vjeç, edicionin e katërt të projektit FIA Girls on Track - Rising Stars, i dedikuar për promovimin e talenteve femra në sportet motorike.
Në vitin 2025 ajo përfundoi sezonin e saj të parë në Akademinë F1, duke konfirmuar potencialin që kishte treguar në testime dhe gjatë procesit të përzgjedhjes, duke arritur disa përfundime me pikë dhe duke e përfunduar kampionatin e saj të parë në vendin e shtatë. Ajo do të jetë e pranishme nê garat testuese të Ferrarit...
