Konsulenti i imazhit të Vinicius dhe Paquetás, grabitet dhe qëllohet me armë në Rio!
Konsulenti i imazhit dhe marketingut të Vinicius Jr. dhe Lucas Paquetá, Eduardo Peixoto, është në gjendje të qëndrueshme në një spital brazilian, pasi u qëllua me armë në bark.
Incidenti ndodhi herët të premten në mëngjes rreth orës 2:00 të mëngjesit. "Më dukej si një makth, por ishte vetëm një natë në Rio. U qëllova në stomak gjatë një tentative grabitjeje dhe jam shtruar në spital", shpjegoi viktima në rrjetet e tij sociale.
Policia e Rio de Janeiros po heton rastin dhe po kërkon dy sulmuesit, të cilët u larguan pas sulmit. Sipas gazetës braziliane “O Globo”, Eduardo Peixoto po drejtonte makinën e tij rreth orës 2:00 të mëngjesit kur ndodhi incidenti.
Motivi duket se ka qenë vjedhja, por ngjarja u përshkallëzua në të shtëna me armë, duke lënë të plagosur këshilltarin e dy yjeve të futbollit.
Sipas dëshmitarëve, dy burra të armatosur iu afruan makinës, në të cilën ai ndodhej me persona të tjerë, për t'u vjedhur telefonat. Të përballur me situatën, ata nuk hezituan dhe ua dorëzuan telefonat hajdutëve.
Megjithatë, pavarësisht se morën atë që donin, njëri prej tyre nxorri një armë dhe e qëlloi. Menjëherë pas kësaj, hajdutët ikën. Hetimi po kërkon të sqarojë faktet, të gjejë vendndodhjen e dy personave dhe të mësojë më shumë rreth rastit.
Ndërkohë, këshilltari i Vinit dhe Paquetás është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Rio de Janeiro, ku po shërohet nga plaga, megjithëse ende i tronditur.
