VIDEO/ Muriqi në super formë, shënon golin e 17-të në La Liga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 16:23
Sulmuesi i Vedat Muriqi vazhdon të jetë protagonist në La Liga, duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës me fanellën e Mallorcas. Futbollisti dardan realizoi në përballjen ndaj Osasunas që po luhet aktualisht.
Goli i Muriqit erdhi pas një gabimi të portierit vendas Sergio Herrera. Gardiani i Osasunës nuk arriti të kontrollonte siç duhet topin, ndërsa sulmuesi kosovar përfitoi menjëherë nga situata, duke e dërguar sferën në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
31-vjeçari po kalon një sezon shumë pozitiv në elitën e futbollit spanjoll. Me këtë realizim, Muriqi ka shkuar në kuotën e 17 golave në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa ka kontribuar edhe me një asist për skuadrën e Mallorcas.
