Juventusi shfryn ndaj Pisës, fiton me poker golash: Vijon beteja për Champions
Juventusi shënon katër gola dhe rikthehet te fitorja në kampionat. Një paraqitje me dy fytyra: një pjesë e parë disi e zbehtë me një David shumë të pasaktë dhe pak agresiv, dhe një pjesë e dytë të bukur dhe konkrete të “Zonjës së Vjetër”.
Vendimtar është Yildiz, i cili si “nëntësh i rremë” bën një asist për Cambiaso që zhbllokon ndeshjen dhe më pas shënon golin e tretë. Në mes është edhe goli i Thuram me portën bosh pas një shtylle të Locatelli. Në fund gëzohet edhe Boga, i cili hyri shumë mirë në lojë.
Spalletti feston në mënyrën më të mirë ditëlindjen e tij dhe Juventusi i afrohet Romës në luftën për Champions, në pritje të ndeshjes së verdhekuqve kundër Genoa-s.
Tashmë Juventus mbetet në vendin e 6 me vetëm një pikë më pak se Como e Roma që mbajnë vendin e katërt e të pestë. Tre Ekipet tashmë janë në betejë për të arritur në zonën Champions
