Elena Curtoni i jep fund pritjeve, fiton në supersllallom të madh
Skiatorja Elena Curtoni fitoi garën e supersllallomit të madh pas më shumë se tre vitesh pritjeje, duke triumfuar në garën e Kupës së Botës të zhvilluar në Val di Fassa në Itali.
Skiatorja italiane 35-vjeçare arriti kështu fitoren e parë që nga dhjetori i vitit 2022, kur kishte triumfuar në lëshim në St. Moritz.
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:29,07 minuta.
Vendin e dytë e zuri norvegjezja Kajsa Vickhoff Lie me 26 të qindtat prapa, ndërsa befasinë e bëri italiania Asja
Zenere, e cila përfundoi e treta dhe u ngjit për herë të parë në podium në karrierë.
Ndërkohë fituesja e dy garave të lëshimit në këtë pistë, Laura Pirovano, këtë herë u rendit në vendin e tetë.në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 1141 pikë, i ndjekur nga Aicher me 1016 e Rast 963.
Në supersllallom të madh, Goggia udhëheq me 449 pikë, pasojnë Robinson me 386 e Aicher 304.
1. Elena Curtoni (Italia) 1:29,07
2. Kajsa Lie (Norvegjia +0,26
3. Asja Zenere (Italia) +0,27
4. Romane Miradoli (Franca) +0.34
4. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.34
6. Malorie Blanc (Zvicra) + 0,37
7. Cornelia Hutter (Austria) +0.44
8. Laura Pirovano (Italia) +0.46
9. Sofia Goggia (Italia)+0.64
10. Stefanie Grob (Zvicra) +0,68
