Rama ndan pamje: Starton edicioni i 4 i ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’ me 608 ekipe nga shkollat në mbarë vendin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për aktivitetin sportiv të zhvilluar në shkolla, duke theksuar energjinë dhe entuziazmin e nxënësve që po marrin pjesë në Edicionin e 4-t të programit “Ekipeve Sportive në Shkolla”.

Me një shënim në “Facebook”, Rama pohoi se kanë nisur përballjet sportive në disiplinat e volejbollit dhe basketbollit, në kuadër të programit të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë.

Sipas kryeministrit, këtë vit programi ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në të gjithë vendin, të cilat do të garojnë për kupën e finales në këto dy disiplina sportive.

Edi Rama: 

MIRËMËNGJES
dhe me energjinë e nxënësve pjesëmarrës në Edicionin e 4 të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, ku kanë nisur përballjet në volejboll dhe basketboll në kuadër të programit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që këtë vit ka përfshirë 608 ekipe nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në mbarë vendin në garë për kupën e finales, ju uroj një ditë të mbarë.