SHBA godet anijen luftarake iraniane pranë Sri Lankës, Hegseth: Fundosja e parë e armikut nga një predhë nënujore

Ushtria e SHBA-së kreu sulmin që fundosi një anije luftarake iraniane pranë Sri Lankës.

Të paktën 140 persona mendohet se janë të zhdukur pasi anija u fundos, ndërsa zyrtarët e Sri Lankës thanë se 32 persona janë shpëtuar.

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth konfirmoi se nëndetësja amerikane fundosi anijen luftarake iraniane “që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”.

Hegseth tha se anija luftarake “u fundos nga një silur”.

“Fundosja e parë e një anijeje armike nga një silur që nga Lufta e Dytë Botërore”, shtoi ai, “ashtu si në atë luftë… ne po luftojmë për të fituar”.

Ndryshe, autoritetet raportuan gjithashtu se edhe rreth 40 persona janë lënduar dhe po marrin trajtimet e duhura mjekësore.