GJYKATA SHPËRBËN KISHËN E UNIFIKIMIT/ Institucioni i drejtësisë hodhi poshtë apelimin e kishës
Një gjykatë japoneze ka lënë në fuqi vendimin për shpërbërjen e Kishës së Unifikimit, pasi u akuzua për manipulimin e besimtarëve dhe detyrimin e tyre për të bërë donacione shumë të mëdha financiare. Gjykata hodhi poshtë apelimin e kishës, duke vendosur që urdhri të hyjë menjëherë në fuqi.
Një gjykatë japoneze ka lënë në fuqi vendimin për shpërbërjen e ashtëquajtur Kishës së Unifikimit.
Vitin e kaluar, Gjykata e Qarkut në Tokio urdhëroi shpërbërjen e organizatës pasi Ministria japoneze e Arsimit dhe Kulturës e akuzoi atë për manipulimin e besimtarëve dhe detyrimin e tyre për të bërë donacione shumë të mëdha financiare.
Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Tokios hodhi poshtë apelimin e kishës, duke refuzuar argumentin se donacionet ishin pjesë e aktiviteteve të ligjshme fetare.
Kisha, e njohur gjerësisht si “Moonies”, u vu nën vëmendje të madhe pas vrasjes tronditëse të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në vitin 2022.
Autori i sulmit, Tetsuya Yamagami, deklaroi se kishte ushqyer urrejtje ndaj Abe për shkak të lidhjeve të tij me Kishën e Unifikimit, e cila sipas tij kishte çuar familjen e tij drejt falimentimit.
Kisha e Unifikimit është organizata e parë fetare në Japoni që përballet me një urdhër shpërbërjeje për shkelje civile.
Vendimi synon t’i heqë kishës statusin e përjashtimit nga taksat dhe ta detyrojë të likuidojë pasuritë e saj, megjithatë duke i lejuar të vazhdojë aktivitetin fetar në Japoni.
Pas humbjes së apelit të parë, urdhri për shpërbërje hyn menjëherë në fuqi, megjithëse organizata ka ende mundësinë ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë të Japonisë.
