QENDËRSULMUESIT MË TË MIRË! Nga Ronaldo Nazario deri te talentet e rinj, kush dominon shekullin

Po cilët janë qendërsulmuesit më të mirë të këtij shekulli? Materiali në vijim ju sjell një përmbledhje të talenteve pas viteve 2000.

Nëse flasim për qendërsulmuesin më të madh të shekullit XXI, debati nis dhe mbaron me një emër: Ronaldo Nazario.

Ishte vetëm 23 vjeç në prag të mijëvjeçarit, me mbi 200 gola dhe një Top të Artë në duar. Por dëmtimi i rëndë në gju në vitin 2000 ndryshoi historinë.

Dhe pikërisht aty nisi legjenda. Në Botërorin 2002, R9 u rikthye si fenomen: 8 gola në 6 ndeshje, dopietë në finale dhe Brazili kampion bote. Një histori shpengimi që e vulosi si ikonë të përjetshme.

Por shekulli XXI solli pretendentë të rinj.

Erling Haaland është makina moderne e golit. Me një ritëm rekord në Champions League dhe mbi një gol për ndeshje në kulmin e karrierës, ai përfaqëson modelin klasik të “numrit 9”.

Robert Lewandoëski ka ndërtuar një standard të frikshëm qëndrueshmërie, me sezone të panumërta mbi 30 gola dhe trofe të shumtë në Gjermani e Spanjë.

Harry Kane ka ripërcaktuar rolin e qendërsulmuesit modern – golashënues dhe krijues loje njëkohësisht – duke kaluar shifrën e 500 golave në karrierë.

Nga ana tjetër, aura dhe trofetë flasin për Zlatan Ibrahimovic, eleganca për Thierry Henry, vendimtarja për Didier Drogba, ndërsa efikasiteti i heshtur për Karim Benzema.

Pyetja mbetet: kush është më i madhi? Statistikat favorizojnë disa, Ndërsa trofetë  të tjerë, ndaj debati vazhdon!