Interi kërkon përvojë: Zikaltrit në “pole position” për mesfushorin Leo Goretzka…

Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit dhe transferimi i tij i lirë po josh shumë klube. Premier League po e merr në konsideratë atë, por edhe Italia, ku Interi është skuadra në pozicionin më të mirë.

AC Milan, Juventus dhe Napoli kanë qenë gjithashtu të interesuar për mesfushorin 31-vjeçar gjerman, por Nerazzurrët po përpiqen t'i japin Chivut një lojtar me përvojë në afatin e ardhshëm të transferimeve verore, i cili mund të shohë largimin e disa veteranëve.

Goretzka po kërkon një kontratë tre-vjeçare me vlerë 6-6.5 milionë euro, në përputhje me kushtet e Oaktree.