PËRGJYSMIM PAGASH PËR LOJTARËT/ Nëse Tottenham bie nga Premier League, futbollistëve u ulet rroga me 50%

Lojtarët e Tottenhamit do të përballen me ulje të pagave nëse klubi bie nga Premier Liga. Në kontratat e tyre janë pëfshirë klauzola që rroga e tyre të zbritet me 50%  nëse nuk qëndrojnë në elitën e futbollit anglez.

Në champions ligë po shkëlqen, ndërsa në premier ligë po bie nga kategoria. Ky është paradoksi i Totenhemit. Spursat ndodhen në një situatë shumë të vështirë në kampionat, me vetëm katër pikë diferencë nga zona e rënies. Klubi anglez ka rrezik real që për herë të parë në dekada të bie nga kategoria.

Sipas mediave angleze në kontratat e shumicës së lojtarëve janë përfshirë klauzola që parashikojnë ulje të pagave në rast të rënies në Championship. në rast se klubi bie nga Premierliga, pagat e tyre do të ulen automatikisht me rreth 50%.

Kjo masë është vendosur në shumicën e kontratave gjatë periudhës para se Daniel Levi të largohej nga drejtimi i klubit. Ish presidenti i vendosi këto klauzola të cilat shërbejnë si mbrojtje financiare për klubin, pasi të ardhurat në Championship janë më të ulëta sesa ato në Premierligë.

Që nga themelimi i Spursave në vitin 1992, klubi nuk ka pësuar kurrë rënie nga premier liga. Klubi londinez kishte një sezon mjaft të mirë vitin e kaluar teksa fitoi europa ligën,ndërsa gjatë këtij ediconi surprizoi duke siguruar kualifikimin direk ne champions ligë si një nga 8 skuadrat me të mira.

Situata nuk është aspak e mirë në kampionat, teksa forma jo e mirë këtë sezon e ka vënë nën presion skuadrën dhe stafin teknik. As ndryshimi i trajnerit nuk ka dhënë efekt në skuadrës. Spursat kanë pësuar 4 humbje radhazi në kampionat, e fundit ndaj fulhamit fundjavën e shkuar. Totenhemin e presin sfida akoma më të vështira, teksa do të ndeshet me atletiko madrid në champions, ndërsa në kampionat e pret liverpuli në Anfilld.