Rrahmani nga Katari rrëfen tmerrin: Situata si në pandemi, por tani bien b*mba
Atmosfera në Katar është tensionuar ndjeshëm, ndërsa jeta e përditshme po merr pamjen e ditëve të izolimit pandemik, por këtë herë për shkak të bombardimeve. Kështu e përshkruan situatën regjisori Eki Rrahmani, një qytetar që flet drejtpërdrejt nga Katari.
Sipas dëshmisë së tij, vendi ndodhet në një situatë të pazakontë dhe të tensionuar, ku lëvizjet në qytet të kujtojnë periudhën e pandemisë.
"Situata është paksa e tensionuar, është një situatë shumë e çuditshme.
Sot isha pak në qytet, po më duket, e ka njëfarë ndjenje sikur gjatë kohës së pandemisë, kur kemi qenë të ngujuar brenda nëpër, nëpër godina, nëpër shtëpia, nëpër banesa, edhe tani është gati si njësoj, vetëm se tash nuk sheh njerëz me maska se nuk ka virus, por janë për shkak të bombardimeve edhe gjuajtjeve që po ndodhin prej anës së Iranit.
Shumica kanë qenë të drejtuar drejt bazës amerikane, që është jashtë qytetit të Dohas, pak afër, po them nja 20-30 km prej, prej qytetit, prej qendrës.
E shumica e projektilave, raketave, janë, kanë qenë të drejtuara drejt bazës, nuk ka pasur kështu, deri sot nuk ka pasur nëpër ndonjë cak civil që e kanë sulmuar, mirëpo sot kemi marrë lajmin që e kanë sulmuar një rafineri në veri të Katarit dhe një në jug.
Edhe është hera e parë që është, po them, një cak si jo civil, jo ai i ushtrisë", u shpreh Rrahmani.
