"Slogani 'Jo Gaza, jo Siri, jeta jonë është në Iran'"/ Gaba: Pasqyron dëshirën e qytetarëve për të shëruar ekonominë
Në studion e emisionit “Drejt”, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gent Gaba, trajton situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në Iran dhe efektin e saj mbi protestat e popullsisë së re dhe të arsimuar.
Gaba shpjegon se pasuritë natyrore të vendit nuk përdoren për mirëqenien e qytetarëve, por për të mbajtur regjimin teokratik dhe për të financuar aktivitetet e tij rajonale.
Ai nënvizon se kjo ka krijuar një hendek mes aspiratave të qytetarëve dhe prioriteteve të pushtetit.
"Popullsia e re e Iranit kërkon që fondet e vendit të përdoren për përmirësimin e jetës së brendshme, jo për ndërhyrje në rajon."- u shpreh Gaba.
Ky refuzim për të përkrahur politikat rajonale shpreh një revoltë të qartë të popullsisë ndaj mënyrës se si menaxhohet ekonomia.
"Slogani 'Jo Gaza, jo Siri, jeta jonë është në Iran' pasqyron dëshirën e qytetarëve për të shëruar ekonominë dhe për të fokusuar energjitë te mirëqenia brenda vendit."- tha ai.
Eksperti thekson se protestat nuk lidhen vetëm me çështje politike, por kanë rrënjë të thella ekonomike, duke reflektuar zemërimin e popullsisë ndaj mungesës së mirëqenies dhe keqmenaxhimit të burimeve.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":
