Ambasadori izraelit në OKB tregohet i prerë: Izraeli dhe SHBA nuk do ta ndalojnë fushatën e tyre ushtarake kundër Iranit

“Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta ndalojnë fushatën e tyre ushtarake kundër Iranit derisa të përmbushen objektivat e tij”, kështu ka deklaruar ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

Ai ka nënvizuar se një mesazh i tillë është dhënë nga të dy kombet dhe se e kanë përcjellë me forcë që nga fillimi i luftës.

Duke folur në Nju Jork, ai shtoi se të dy qeveritë do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Teherani të mos ketë aftësi bërthamore.

Danon u shpreh se beson se liria për popullin iranian “do të vijë më shpejt “, ndërsa përsëriti shpresën e tij për një udhëheqje të re në Iran.