Sotiri: Me Trumpin asgjë nuk mund të parashikohet, politika ndaj Iranit rrezikon sigurinë dhe ekonominë rajonale
E ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News, ekspertja për çështjet e sigurisë dhe luftës, Juxhina Sotiri analizoi pasojat e mundshme të politikës së Trump ndaj Iranit dhe ndikimin e saj në sigurinë dhe ekonominë rajonale.
"Në fakt, së pari mund të themi që me Trumpin asgjë nuk mund të parashikohet.
U tha në fillim që do të ishte një sulm simbolik, le të themi, ndaj goditje, goditja ndaj Iranit do të ishte më tepër simbolike, për të mbuluar dhe për të shuar të gjithë zërat apo pritshmëritë e perëndimit.
Por duket qartazi që përtej të gjithë pretendimit për rrëzimin apo për eleminimin e programit bërthamor të të Iranit, ka dhe interesa të tjerë, të cilët janë po aq interesa që prekin çështjet e sigurisë, por edhe ato të të ekonomisë.
Dhe duket qartë tashmë që ekonomia me sigurinë në atë rajon, ashtu sikurse është bekim, le të themi gjithmonë vetë nafta dhe ai pasuri, ashtu është edhe mallkim për, jo vetëm për Iranin, por për gjithë rajonin", u shpreh Sotiri.
