Mori fjalën në foltoren e Kuvendit, opozita 'përshëndet' deputeten e PS me këngën e Gjeto Lucës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 19:30
Deputetja e PS Aulona Bylykbashi mori fjalën në seancë, duke u ndalur te shqetësimet e qytetarëve të zonës së Elbasanit, qarkun që ajo përfaqëson.
E ndërsa ajo po fliste, nga ulëset e opozitës dëgjohej kënga e Gjeto Lucës, “Çun Mulaj”.
“E vlerësoj shumë këtë muzikën, por besoj se po flas për një çështje të qytetarëve që i takon edhe opozitës dhe pozitës”, tha ajo, duke vijuar fjalën e saj në foltore.
