PAMJET/ Fundjavë me diell, qytetarët i drejtohen bregdetit të Velipojës
Me një shtrirje prej mbi 14 kilometrash, Plazhi i Velipojës mbetet një nga destinacionet më të preferuara bregdetare në vend, i njohur veçanërisht për cilësitë kurative të rërës së tij.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Velipoja, ku që në ditën e parë të muajit mars dhjetëra qytetarë kishin zgjedhur të kalonin fundjavën pranë detit, duke shijuar ajrin e pastër dhe motin e kthjellët.
Si plazhi më verior i Shqipërisë, Velipoja dallohet për bukurinë natyrore dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë. Ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave, ndërsa rëra me efektet e saj kurative e bën atë veçanërisht tërheqës për pushuesit.
Ndërthurja harmonike e detit me lumin, deltën me ishuj, kodrat, pyjet, lagunën dhe fushat përreth krijon një peizazh unik, që çdo vit tërheq mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.
Velipoja vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në veri të Shqipërisë, e njohur për plazhin e gjatë me rërë dhe natyrën e paprekur.

