VIDEO/ DIVA 2025 – hap pas hapi, Tatimet: Deklarimi i saktë është kusht për përfitimin e rimbursimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 20:29
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton qytetarët për rëndësinë e deklarimit të saktë të fëmijëve në ngarkim në sistemin DIVA 2025, si kusht për përfitimin e rimbursimeve.
Administrata Tatimore bën të ditur se, do të monitorojë çdo deklarim, ndërsa çdo pasaktësi mund të vonojë procesin e rimbursimit dhe të sjellë penalitete sipas ligjit.
Sipas të dhënave të deritanishme, janë konstatuar raste të pasakta, përfshirë një rast ku ishte deklaruar 28 fëmijë në ngarkim, një shifër e pamundur.
Tatimet theksojnë se deklarimi korrekt është i domosdoshëm për përfitimin e rimbursimeve, dhe bëjnë thirrje për kujdes dhe përpikëri në plotësimin e të dhënave.
