20 VJET FONDI I PENSIONEVE SIGAL! Avni Ponari: Fondi do të jetojë mbi 100 e 200 vjet

Fondi i Pensioneve SIGAL këtë muaj shënoi 20-vjetorin e tij si fond investimesh vetëkapitalizuese.

Historitë personale dëshmojnë vlerën e një vendimi të marrë në kohën e duhur.

Shkëlqim Arizi, muzikant, sot përfitues i pensionit privat në SIGAL, sjell historinë e tij:

“Mund të kem qenë me siguri nga të parët që e përqafova dhe, me gjithë shkallën dhe nivelin e mosbesimit që ekzistonte në atë kohë për këtë fushë, me një lloj kurajoje që për kohën nuk ishte e vogël, por unë isha i qetë që destinacioni do të ishte shumë i mirë. Ashtu siç rezulton edhe sot.”- tregoi ai.

Zoti Arizi ndan me publikun edhe shpërblimin e vendimmarrjes së zgjuar:

“Nuk dola i zhgënjyer, sot gëzoj pensionin e shtetit aq sa më është caktuar nga shteti dhe ndërkohë kam kënaqësinë e jetës të viteve që kam mbi kurriz, të kontributeve në jetën time, që të marr një pension të dytë që më jep garanci për jetën, më zgjidh problemet financiare,”- shtoi Arizi.

Ngjarjes së rëndësishme për Fondin e Pensioneve SIGAL, CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, i bashkëngjit një urim që dëshmon vizionin për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri të projektit:

“Ju uroj edhe njëherë stafit të Fondit të Pensioneve dhe të gjithë anëtarëve të fondit, suksese dhe festofshi, ashtu si në gjithë Evropën, 100-, 200- apo 300-vjetorin e ardhshëm.”-tha ai.

20-vjetori e gjen Fondin e Pensioneve SIGAL si administrues të 40% të aseteve të përgjithshme të fondeve të pensioneve.

Në fondin e pensionit SIGAL aderojnë mbi 181 subjekte, institucione e kompani me një numër të konsiderueshëm anëtarësh, si dhe shumë individë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit, që përbëjnë një total prej 19 mijë anëtarësh dhe mbi 40 milionë euro asete neto në administrim.