Grant 2026/ Rama: Financim deri 100% për startup-et e reja dhe mbështetje për rritjen e bizneseve inovative

Rama: Këtë javë kemi po ashtu, fuqizuar më tej skemën e mbështetjes për startupet në kuadër të Grantit 2026, duke e strukturuar financimin sipas fazës reale të zhvillimit të biznesit.

Në fazën fillestare, mbulojmë 100% të kostove dhe pastaj në fazën e vlerësimit financimi rritet, duke shkuar me mbulim 85%  për startup-et që kanë testuar produktin dhe që po konsolidojnë modelin e biznesit. Ndërsa, pastaj në fazën kur vjen rritja, atëherë pra rritja e startup-it në fushën e lojës konkurruese, financimi shkon në 75% për kompani që janë në treg dhe që pikërisht po synojnë të ngjiten.

Kjo, nuk është thjesht një skenë financimi, është një mekanizëm për të kultivuar një kulturë të re sipërmarrje. Sipërmarrje që bazohet tek kurajoja, tek inovacioni dhe tek orientimi drejt tregut global, gjë që po e bëjmë me gjithmonë e më shumë sukses, gjithmonë e më shumë sipërmarrje njerëzish, vajzash dhe djem të talentuar të këtij vendi. Shqipëria nuk mund të ndërtojë një ekonomi konkurruese vetëm mbi sektorët tradicionalë, por me fokus në teknologji, shërbime dixhitale, inteligjencë artificiale, pra me produkte me vlerë të shtuar, që konkurrojnë jashtë në tregun rajonal dhe europian, pa i nxitur të rinjtë dhe të rejat e talentuara, që të ikin nga ky vend, por që nga ky vend të pushtojnë botën.