"Fundosëm 9 anije luftarake iraniane"/ Trump: Disa prej tyre janë shumë të mëdha dhe të rëndësishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2026, 18:33
Presidenti Donald Trump thotë se forcat amerikane kanë shkatërruar dhe fundosur 9 anije luftarake iraniane.
“Sapo më është njoftuar se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije luftarake iraniane, disa prej tyre relativisht të mëdha dhe të rëndësishme. Po shkojmë pas të tjerave — së shpejti do të jenë duke notuar në fund të detit, gjithashtu! Në një sulm tjetër, kemi shkatërruar pjesërisht Selinë e tyre Ushtarake Detare. Përveç kësaj, Marina e tyre po ecën shumë mirë",- shkruan Trump.
