TEL AVIV/ Valë e re sulmesh izraelite në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 19:03
Ushtria e Izraelit njoftoi sot pasdite se ka nisur një valë të re sulmesh kundër objektivave ushtarake në Iranit, si pjesë e operacionit të përbashkët të ndërmarrë më herët me Shtetet e Bashkuara kundër Republikës Islamike.
Sipas një komunikate të shkurtër ushtarake, forcat ajrore izraelite kanë goditur lëshues raketash dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në qendër të Iranit, duke i cilësuar ato si objektiva të lidhura me regjimin terrorist iranian.
Njoftimi vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përshkallëzimi i operacioneve ushtarake rrit shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
