Iraku mbyll hapësirën ajrore ndërsa Izraeli sulmon Iranin
Izraeli ka kryer një sulm “parandalues” sot në mëngjes ndaj kryeqytetit iranian, Teheran, sipas AP.
Sulmi i parë ndodhi pranë zyrave të Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ndërsa mediat iraniane raportuan shpërthime në të gjithë vendin. Nuk dihet nëse Khamenei, 86 vjeç, ishte në zyrë gjatë sulmit.
Sipas burimeve anonime, Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë në operacion, por ende nuk është e qartë shkalla e përfshirjes amerikane. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar menjëherë.
Objektivat e sulmit përfshinin:
Shtetin dhe institucionet ushtarake iraniane
Simbolet qeveritare
Objektivat e inteligjencës
Rrugët drejt kompleksit të Khamenei në qendër të Teheranit u bllokuan nga autoritetet, ndërsa shpërthime të tjera ndodhën në kryeqytet.
“Iraku ka mbyllur hapësirën e tij ajrore”, sipas Ministrisë së Transportit.
Ndërkohë, Irani mbylli hapësirën e tij ajrore dhe shërbimet e telefonisë mobile.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se sulmi synonte eleminimin e kërcënimeve ndaj Izraelit.
Sirenat u aktivizuan në Izrael, disa spitale aktivizuan protokollet emergjente, duke zhvendosur pacientët dhe operacionet në ambiente nëntokësore.
Forcat izraelite gjithashtu paralajmëruan për mundësinë e raketave të drejtuara ndaj vendit.
Sulmi vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë grumbulluar një flotë të madhe avionësh dhe anijesh luftarakë në rajon, për të ushtruar presion mbi Iranin lidhur me programin e tij bërthamor.
Irani ka paralajmëruar se çdo sulm do të merrte një kundërpërgjigje, duke përfshirë objektivat dhe baza amerikane në rajon.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët dhe autoritetet monitorojnë për reagime të mundshme të Iranit dhe pasoja më të gjera rajonale.

