Kina kërkon ndërprerje të menjëhershme të përshkallëzimit Iran-SHBA-Izrael
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 16:48
Kina paralajmëroi sot kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
“Kina bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, nxit shmangien e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve dhe nxit rifillimin e dialogut dhe negociatave për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme kineze.
“Sovraniteti kombëtar, siguria dhe integriteti territorial i Iranit duhet të respektohen”, shtoi ministria.
