Ukraina shpreh mbështetje për popullin iranian, por jo për autoritetet e regjimit

Ukraina ka deklaruar sot mbështetje për popullin e Iranit, por jo për autoritetet e tij, pas sulmeve të ndërmarra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndaj objektivave në vendin e Lindjes së Mesme.

Ministria e Jashtme theksoi në rrjetin social X se udhëheqja iraniane kishte pasur “të gjitha mundësitë” për të shmangur një përshkallëzim të dhunshëm, por kishte injoruar mjetet diplomatike.

Në deklaratë thuhet se situata aktuale është pasojë e veprimeve të regjimit iranian, përfshirë, sipas Kievit, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen për grupe të armatosura që kanë shkaktuar destabilitet në rajon, si dhe mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë kundër Ukrainës që nga viti 2022.

Sipas njoftimeve,  Izraeli dhe SHBA-ja kryen një sulm të cilësuar si “parandalues” ndaj Iranit sot në mëngjes, vetëm dy ditë pas një raundi tjetër të dështuar bisedimesh mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin e diskutueshëm bërthamor të vendit.